Blero në këtë darkë romantike, i propozoi Afronës martesë? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Blero në këtë darkë romantike, i propozoi Afronës martesë?

22:35 | 13 Shkurt 2018

Ka tash e disa vite prej se çifti në fjalë u pritë se do t’i thonin ‘PO’ njëri-tjetrit duke kurorëzuar zyrtarisht dashurinë e tyre me martesë.

Por, kjo akoma nuk ndodhi dhe me gjasë as nuk e ka ndërmend të ndodhë të paktën edhe një periudhë, shkruan Kosovarja.

Gjithsesi Blero e Afrona po vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë lidhjes së tyre disa vjeçare, me ç’rast raporti i tyre vetëm sa është forcuar dhe më tepër ani pse është distanca ajo që ndonjëherë po i mban larg njëri-tjetrit. Kjo nuk po bëhet pengesë kur është fjala për të ndarë momente romantike, e befasi herë nga njëra e herë nga tjetra palë.

Tani në prag të 14 shkurtit, e shënjuar si “Dita e të dashuruarve”, Blero u tregua i zoti edhe para kësaj date, teksa së bashku me Afronën darkojnë së bashku në një vend mjaft romantik.

I tillë është edhe përshkrimi i Afronës, me çka tregon se darkat i ka të mira vetëm kur gjendet pranë të dashurit të saj, Bleros. Por, të ketë vallë ndonjë propozim të rastëishëm këtë herë?!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!