‘Bomba’ e ditës: Salah transferohet te Real Madrid – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

‘Bomba’ e ditës: Salah transferohet te Real Madrid

11:29 | 17 Prill 2018

Ahmed Hossam Hussein Abdelhamid, i njohur më mirë në botën e futbollit si Mido, e ka analizuar situatën e Mohamed Salahut në Liverpool dhe e ka pranuar se klubet elitare si Real Madridi i janë vënë pas atij.

Ish-futbollisti beson se e ardhmja e Salahs do të jetë në Spanjë, dhe më saktësisht në Real.

“Real Madridi e do atë, të gjithë i kemi parë performancat e dobëta të Gareth Bale dhe Karim Benzemas me formacionin 4-4-2”, ka thënë Mido në një intervistë për King Fut.

“Kisha frikë se Salah do të dështonte në Liverpool, por mendoj se është i gatshëm të kërcejë në një nivel tjetër. Real Madridi mund t’i shfrytëzojë aftësitë e tij”, shtoi ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!