Breshër e përmbytje në Itali, qytetarët shihen të bllokuar nëpër makina – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Breshër e përmbytje në Itali, qytetarët shihen të bllokuar nëpër makina

15:49 | 22 Tetor 2018

Në disa pamje të publikuara në internet shihen automjete të zhytura në ujë, derisa drejtuesit e tyre i braktisin. Uji vërshoi në rrugë, e stacione metroje në mënyrë të furishme, ndërsa breshëri shkaktoi shtresa që dukeshin si dëborë.

Pjesë të Italisë jugore dhe qendrore janë në alertë maksimale, pasi stuhitë kanë sjellë era të forta dhe përmbytje. Në rajonin e Calabrisë, autoritetet kanë lëshuar alarmin portokalli.

Të shumta janë pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga banorët, të cilët shprehen të habitur nga kjo situatë.

“Stuhi e fuqishme në Romë, nuk është ide e mirë të dalësh me makinë”, shkruan një përdorues në Twitter. “Breshër? Kjo është akullnajë”, shprehet një tjetër. /tvklan

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!