Burri në këtë mënyrë e zbulon tradhtinë e gruas – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Burri në këtë mënyrë e zbulon tradhtinë e gruas

14:39 | 04 Tetor 2018

Një burrë i braktisur ka deklaruar se ka zbuluar tradhtinë e gruas së tij, përmes një droni, pasi kishte filluar të dyshonte. Ai e ka postuar videon e tij nën emrin YAOG, e cila tregon gruan e tij duke u larguar disa hapa larg shtëpisë së tij dhe momentin kur ajo hip në makinën e një tjetri.

Duke përshkruar pamjet, burri i braktisur dëgjohet duke u thënë shikuesve: Nëse e keni parë me kujdes, ju do të jeni në gjendje të shikoni se si 18 vjet hidhen poshtë nga ajo ikje.

YAOG thotë se filloi të dyshonte për gruan e tij disa javë para se të bënte videon. Ai pretendon se ka marrë një telefonatë ku dikush i thotë se diçka po ndodhte.

Pas kësaj atij i lindi ideja që të përdorte dronin e tij për ta spiunuar.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!