‘Bye bye’ Barcelona, super lojtari befason me ekipin e ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

‘Bye bye’ Barcelona, super lojtari befason me ekipin e ri

12:44 | 14 Qershor 2018

Paco Alcacer mund të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi, i cili u transferua te katalanët nga Valencia më 30 Gusht të 2016 për shumën e 30 milionë eurove nuk arriti të tregonte vlerat e tij me fanellën “blaugrana”.

Gjithsesi, ofertat për 24-vjeçarin nuk mungojnë, pasi Southampton ka shfaqur interes për kartonin e futbollistit.

Por anglezët nuk janë të vetmit që ndjekin lojtarin, pasi edhe Fenerbahce është në garë për kartonin e Alcacer, transmeton “SS”.

Turqit shpresojnë të mposhtin konkurrencën e Southampton, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që presidenti i tyre ka me drejtuesit e katalanëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!