‘Bye bye’ Real, Zidane befason me klubin e ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Bye bye’ Real, Zidane befason me klubin e ri

08:40 | 13 Tetor 2017

Trajneri francez, Zinedine Zidane dhe Real Madrid mund të ndahen në fund të sezonit, edhe pse kanë kontratë deri në vitin 2020.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Zidane po planifikon largimin nga Los Blancos, me të cilin ekip fitoi dy Liga të Kampionëve dhe një La Ligë.

Mundo Deportivo shkruan se Zidane do të bëhet selektor i Francës pas kampionatit Botëror “Rusia 2018”, përcjell express.

Mbetet të shihet nëse në fund të sezonit Zidane do t’i thotë lamtumirë Real Madridit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!