Bytyqi vlerëson projektin e Shkollës së Lartë Profesionale për Mekatronikë në Prizren – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Bytyqi vlerëson projektin e Shkollës së Lartë Profesionale për Mekatronikë në Prizren

21:35 | 14 Shtator 2018

Në Prizren u prezantua projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale “Loyola” projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues.

Bytyqi thotë se shkollat e tilla janë vlerë e shtuar për sistemin arsimor në vend. Sipas tij, kjo risi do tu mundësojë fëmijëve që të fitojnë shkathtësitë dhe kompetencat e duhura dhe në këtë mënyrë të bëhen të zotët e tregut të punës dhe ta zhvillojnë vendin.

Shkrimi i plotë i Bytyqit në Facebook:

Kisha kënaqësinë të jem sot prezent në shkollën “Loyola” në Prizren, ku u prezantua projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale “Loyola”, projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues në Prizren.

Në këtë ngjarje me rëndësi për arsimin, ishim bashkë me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Christian Heldt, ambasadorin austriak, z. Gernot Pfandler, ministrin e Financave, z. Bedri Hamza, kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, ish-presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, drejtorin e Doganës, z. Bahri Berisha, si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe të odave ekonomike.

Gjatë prezantimit të projektit për shkollën e re, u paraqitën udhëzimet se si kjo shkollë mekatronike mund të funksionojë duke iu përshtatur tregut të punës përmes lidhjes me kompanitë.

Shkollat e tilla janë një vlerë e shtuar në sistemin tonë arsimor dhe një mundësi më shumë që fëmijët tanë të fitojnë shkathtësitë dhe kompetencat e duhura dhe në këtë mënyrë të bëhen të zotët e tregut të punës dhe ta zhvillojnë vendin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!