Can – Juventus, po ndodh ‘çmenduria’ e fillim vitit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Can – Juventus, po ndodh ‘çmenduria’ e fillim vitit

21:29 | 12 Janar 2018

Objektivi i Juventusit, Emre Can, e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u larguar nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar dimëror, duke e shfaqur dëshirën të fitojë trofe me gjigantin anglez.

Përfaqësuesi gjerman vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me një kalim te kampioni aktual i Serisë A, Juventusi, me kontratën aktuale në “Anfield” që do t’i skadojë në verë.

Can ka sugjeruar se nuk do të vendosë për të ardhmen e tij deri në verë.

“Së pari, kam shumë ndeshje me Liverpoolin në të cilat duhet të përqendrohem, por shpresoj se do të jem në gjendje të jem i shëndoshë për Kupën e Botës në verë” ka deklaruar Can, transmeton ORAinfo.

Jemi duke bërë mirë dhe duam të vazhdojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur. Duam ta fitojmë një trofe. Kemi besim të plotë dhe fitimi i një titulli është diçka që kjo skuadër është në gjendje ta arrijë”, ka shtuar më tej gjermani./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!