Çfarë po kërkon Molliqaj nga milioneri që e ka braktisur VV-në? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Çfarë po kërkon Molliqaj nga milioneri që e ka braktisur VV-në?

23:42 | 11 Dhjetor 2017

Ish-sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, u bë një ndër protagonistët kryesorë të ditëve të fundit në vend, pas shpërthimit të një skandali të brendshëm në partinë e tij. E, disa ditë para se kjo të ndodhte, “i forti” i VV’së zhvilloi një takim me një ish-anëtar të partisë: Milionerin Florin Krasniqi.

Një përçarje brenda Vetëvendosjes u ekspozua kur u zbulua në media fyerja që Aida Dërguti bëri në adresë të udhëheqësit shpirtëror të VV’së, Albin Kurti, duke e quajtur “mut”. U mësua se Vetëvendosje është ndarë në dy grupime: njëri që mbështet Kurtin dhe që udhëhiqet nga ai, dhe tjetri që kundërshton Kurtin, dhe që udhëhiqet nga Molliqaj.

Situata e krijuar shtyu sot kryesinë e VV’së që të mblidhet urgjentisht për të diskutuar gjendjen në parti. Para mbledhjes, Dërguti dha dorëheqje nga pozita e kryetares së degës së VV’së në Vushtrri, dhe nga kryesia e partisë.

Molliqaj, i cili në mbledhje, sipas burimeve të Gazetës Express, ka pranuar se ka qenë, ashtu siç është raportuar ditëve të fundit, kundër kandidimit të Kurtit për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit në vend, dhe kundër kthimit të tij në postin e udhëheqësit të VV’së, ditë më parë është takuar me një njeri që ka braktisur partinë vite më parë.

Takimi mes Molliqajt e Krasniqit, një milioner që zotëron shumë prona në Kosovë, në Ulqin e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zhvilluar jashtë vendit, në Tiranë, në ambientet e një restoranti luksoz, pak ditë para se të zbulohej skandali i brendshëm në VV.

Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar Molliqaj dhe Krasniqi, dikur deputet në Kuvendin e Kosovës, por takimi mes tyre ishte shumë miqësor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!