Çfarë po ndodh në Skenderaj, policia arreston shtatë persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Çfarë po ndodh në Skenderaj, policia arreston shtatë persona

13:16 | 09 Shkurt 2018

Hetuesit policor në Skenderaj, me datat6/7 shkurt 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra penale “vjedhje e rëndë’’ dhe “vjedhje”,vepra këto të raportuara gjate muajit janar dhe shkurt të këtij viti, thuhet në një njoftim të policisë së Kosovës.

Në rastin e parë ‘vjedhje e rëndë’ janë arrestuar katër të dyshuar të cilët dyshohet se në bashkëveprim në një shtëpi private kanë kryer vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Po ashtu edhe në rastin tjetër të raportuar ‘vjedhje’ janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar, ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar, gjësende të ndryshme të vjedhura përfshi, llap top, televizor, zmadhues zëri.

Pas procedurave intervistuese, shtatë të dyshuarit janë liruar për procedurë te rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar kallëzime penale për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘ vjedhje’.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!