Çfarë po ndodh, shitjet rekord e fanellave të Liverpool, boshatisën dyqanet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Çfarë po ndodh, shitjet rekord e fanellave të Liverpool, boshatisën dyqanet

23:00 | 11 Shkurt 2019

Fanellat e 18/19 janë më të suksesshmet në histori.

Fanella aktuale Neë Balance e Liverpool është më e shitura në historinë e klubit. Aq shumë janë pëlqyer nga tifozët sa që kanë mbaruar.

The Reds duhet të bënin një porosi tjetër për fanellat pasi dyqani online është bosh dhe ka deklaruar se shitjet do të rinisin në mesin e shkurtit.

“Për shkak të kërkesës së madhe për fanellën e parë, aktualisht nuk na ka mbetur asnjë. Fanellat e 18/19 janë më të suksesshmet në histori.

“Kemi bërë një tjetër porosi drejt kompanisë Neë Balance dhe fanellat do të rikthehen në shitje sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton telesport.al.

“Tifozët do të njoftohen sapo të kenë ardhur porositë e reja nga mesi i shkurtit.”

Edhe sezonin e kaluar fanella e Neë Balance theu rekordin e shitjeve përpara se ajo aktualja t’ia kalonte.

Marrëveshja e Liverpool me prodhuesin e artikujve sportivë vlen 50 milionë euro në sezon dhe skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!