Chelsea merr vendim, shkarkohet Sarri ? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Chelsea merr vendim, shkarkohet Sarri ?

19:39 | 12 Shkurt 2019

Sarri nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseas.

Chelsea nuk do ta shkarkojë trajnerin Maurizio Sarri, përkundër rezultateve të dobëta së fundmi. Kjo pasi trajneri italian e ka përkrahjen e njërit prej drejtuesve të klubit londinez.

Drejtoresha Marina Granovskaia do ta përkrahë Sarrin deri në momentin kur arritja e një vend që dërgon në Champions League duket e pamundshme.

Për Chelsean kjo ka qenë një javë e vështirë, pasi u turpërua 6-0 nga Manchester City në Premier League. Për më tepër, i raportua se ekipi i parë i të kaltërve u mposht në stërvitjen e së martës edhe nga një ekip i të rinjve.

Por, e ardhmja e Sarrit do të vendoset në fushën e lojës në javët e ardhshme.

Gjatë javëve të ardhshme, Chelsea do të përballet me Malmon në Europa League, Manchester Unitedin në raundin e pestë të FA Cup, Manchester Cityn në finale të Kupës së Ligës dhe me Tottenhamin në Premier League

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!