Chiellini zbulon një gjë që Juventusi bëri gabim ndaj Man Utd – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Chiellini zbulon një gjë që Juventusi bëri gabim ndaj Man Utd

17:06 | 08 Nëntor 2018

Juventusi humbi para shikuesve të vet 1:2 ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ luftuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin, duke shënuar dy herë në dhjetë minutat e fundit për të fituar një fitore të rëndësishme kundër Bianconerëve.

Duke folur për Sky Sport pas ndeshjes, kapiten i Juventusit Giorgio Chiellini zbuloi mendimet e tij duke reflektuar se çfarë shkoi keq tek ‘Zonja e Vjetër’, përcjell ORAinfo.

“Kishte shumë mundësi për ta mbyllur atë lojë të shkëlqyer në të mirë të ekipit tonë. Ne kemi nevojë për mësim që ta ruajmë rezultatin , nëse duam të arrijmë në Madrid, duhet të rritemi dhe të mësojmë nga këto gabime. Detajet që bëjnë dallimin, ne merituam të fitonim me 2 apo 3 gola epërsi, por ja që futbolli është ky”, ka thënë Chiellini.

“Sot duhej të përfundonim kualifikimin, kemi ndërlikuar punën, më mirë tani se sa në mars, ne duhet të përmirësojmë gabimet tona, kemi nevojë për këto hapa përpara, duhet të ulim krahët dhe të koncentrohemi për ndeshjet në vazhdim”.

Chiellini u pyet nga gazetarët për konfrontimin me Jose Mourinhon, përgjigja e tij ishte se “vetëm po i thosha lamtumirë, asgjë më shumë”. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!