Cilat janë tri pikat strategjike të SHBA-së për Ballkanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Cilat janë tri pikat strategjike të SHBA-së për Ballkanin

23:43 | 10 Janar 2018

Pikat kryesore të Strategjisë së SHBA-së për Ballkanin janë: Prania e përhershme ushtarake në juglindje të Europës, pajtimi historik me Serbinë dhe roli ndërmjetës i SHBA-së ndërmjet Beogradit e Prishtinës, thotë Damir Marushiq, njëri nga autorët e Strategjisë, transmeton Koha.net.

Ai thekson se administrata e presidentit amerikan Donald Trump është e fokusuar në Baltik, ku kërcënimi i Rusisë është shumë i madh e pastaj në Ballkanin Perëndimor, ku “ndikimi i Moskë është shumë toksik”.

Në bisedë për rel, Marushiq thotë se nga Serbia kërkohet që të pushojë së luajturi pa pushim ndërmjet Rusisë e Perëndimit, por të bëjë zgjidhje e t’i bashkohet Perëndimit dhe pastaj SHBA-ja do të bisedojë për “pajtimin historik” me Serbinë.

Marushiq ka nënvizuar se autorët e studimit vlerësojnë se qytetarët e Serbisë më shumë janë të kthyer nga Perëndimi dhe se Serbia është ende po bën lojë me Moskën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!