Cili gazetar e shfrytëzoi Lorin? Flet vetë ajo për… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Cili gazetar e shfrytëzoi Lorin? Flet vetë ajo për…

21:34 | 12 Tetor 2017

Këngëtarëve shpesh u krijohet bindja sikur media i përdor, i shfrytëzon. Ndryshe nga disa që mendojnë se ndodh kështu, këngëtarja Lori nuk ndihet e përdorur nga media, shkruan Kosovarja.

Ajo e pranon se relacioni i saj me gazetarët është shumë i mirë dhe korrekt, andaj nuk ka ankesa.

Lori për revistën “Kosovarja” thotë: “Relacioni im me gazetarët ka qenë dhe mbetet i shëndosh, profesional dhe pa ekzagjerime. Nuk jam ndjerë e shfrytëzuar edhe pse me raste ka pasur gjëra të pa vërteta, lajme që nuk kanë korresponduar me realitetin”, shton këngëtarja.

Lori, potencon se duke e njohur trendin e gazetarisë së sotshme, shpesh i ka mirëkuptuar gazetarët dhe lajmet e tyre.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu