Çka ndodhi me vrasësin e kosovarit te klubi i natës në Bern të Zvicrës? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Çka ndodhi me vrasësin e kosovarit te klubi i natës në Bern të Zvicrës?

08:22 | 13 Shkurt 2018

Në shtator të vitit 2013, në arealin para një klubi të natës (sex klubi) në lokalitetin Lätti të Kantonit të Bernës, një shqiptar nga Maqedonia kishte plagosur rëndë me thikë dy meshkuj të tjerë, njëri nga të cilët (shqiptar nga Kosova) pati vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Sherri mes tyre kishte filluar brenda në lokalin e përmendur. Shtetasi i Maqedonisë kishte kaluar në atë lokal një pjesë të kohës me një grua, me të cilën kishte lidhje emocionale, shkruan sda.ch. Por ndërkohë ai u ballafaqua me situatën kur gruaja në fjalë u afrua me një kosovar dhe kështu mes burrave u ndez një grindje.

Ndërkohë ata u ndanë dhe kosovari me dy kolegët e vet zviceranë iku me makinë nga vendi i ngjarjes ndërsa shqiptari i Maqedonisë vazhdoi të qëndrojë para klubit, transmeton albinfo.ch. Mirëpo pas pak tre të ikurit vendosën të ktheheshin.

Njëri nga zviceranët iu drejtua të përmendurit duke e akuzuar se në kohën sa kishin qenë në lokal, ia kishte këputur një zingjir të qafës. Por shtetasi i Maqedonisë e goditi me thikë në shpatulla, duke i shkaktuar plagë. Ndërkohë doli nga makina edhe kosovari, duke kërkuar ballafqim me sulmuesin, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit e goditi atë aq fort në kokë sa që kosovari vdiq pak orë më vonë.

Shqiptari i Maqedonisë qe dënuar nga Gjykata e Lartë (kantonale) e Bernës me tetë vjet e nëntë muaj burg për vrasje me paramendim dhe për tentim lëndimi të rëndë. Ai ishte ankuar në Gjykatën Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend por kjo e fundit në vendimin e saj gjyqësor të publikuar sot e ka vërtetuar si të drejtë gjykimin që kishte bërë Gjykata e Lartë e Bernës.

I dënuari në ankesën e tij kishte theksuar se vrasja ka ndodhur në vetëmbrojtje dhe se në rastin e tij ishte shkelur parimi i akuzës. Por, duke qenë se pretendimi i tij nuk ishte argumentuar sa duhet, Gjykata Federale ka marrë në shqyrtim ankesën vetëm në mënyrë të pjesëshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!