Çka ndodhi? Për pak sa nuk përplaset luftanija kineze me flotën amerikane – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Çka ndodhi? Për pak sa nuk përplaset luftanija kineze me flotën amerikane

15:21 | 02 Tetor 2018

Ushtria kineze dhe ajo amerikane kanë rritur sërish tensionet mes tyre. Flota amerikane njoftoi se një luftanije kineze ka kryer një sërë manovrash agresive dhe të rrezikshme, duke iu afruar ndjeshëm një anije ushtarake amerikane.

Çarls Brown, zëdhënësi i flotës amerikane në Paqësor, i tha agjencisë së lajmeve CNN se dy mjetet e lundrimit u afruan në një largësi rreth 40 m nga bashi i njëra-tjetrës kur ishin duke lundruar në disa ishuj të diskutuar në Detin e Kinës Jugore.

Nga ana tjetër, Kina zyrtare doli të martën e 2 tetorit, me një reagim ku shprehte pakënaqësi ndaj ndërhyrjes së anijes amerikane në ujërat e saj sovrane.

Në një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë kineze për punët e jashtme, Hua Çun-jing, tha se provokimet e SHBA-ve shkojnë përkundër vullnetit të të dyja vendeve duke shkelur normat bazë të ligjit ndërkombëtar.

Incidentet e fundit mes SHBA-ve dhe Kinës kanë detyruar Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes ta anulojë vizitën që ai kishte planifikuar të mbante me zyrtarë kinezë për çështjet e sigurisë.

Tensionet janë rritur në shumë fronte që kur administrata e presidentit amerikan Donald Trump vendosi të tarifojë mallrat e importuara nga Kina.

Në një konferencë të mëparshme, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se miqësia e tij me liderin kinez Ksi Zhinping mund të konsiderohet e thyer pas akuzave se Kina mund të ketë tentuar të manipulojë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në Amerikë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!