‘Çmendet’ Chelsea: Ofron 150 milionë euro për yllin e Real Madrid – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

‘Çmendet’ Chelsea: Ofron 150 milionë euro për yllin e Real Madrid

21:19 | 16 Prill 2018

Chelsea ka paraqitur ofertën e tyre për mesfushorin e ri të Real Madridit, spanjollin Marcos Asensio.

Djaloshi i artë spanjoll thuhet se kryeson listën e blerjeve të verës të pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, edhe Reali frikësohet tashmë nga situata e Asensios, i cili mund të largohet.

Chelsea ka siguruar Asension se ata do të dyfishojnë pagën e tij prej 4.5 milionëve euro dhe janë të gatshëm të shkojnë deri në 150 milionë euro për ta sjellë atë në Londër.

Menaxheri i Realit është i etur për të mos humbur Asension, por beson se lëvizja e Chelseat ka turbulluar kokën e lojtarit.

Asensio i ka bërë të ditur drejtuesve të Realit se ai do të shtyjë drejt largimit të tij nëse nënshkruhet me ndonjë yll për të konkurruar në pozitën e tij.

Mesfushori spanjoll po këmbëngul gjithashtu në një rritje page për të qëndruar në Santiago Bernabeu edhe më tutje.

Prioritet i tij është që të mbetet me Realin, por Asensio do të kërkojë një lëvizje largimi nëse nuk përmbushen dy kërkesat e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!