“Çmenduria e radhës”! Barcelona do ta fitojë Champions League – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

“Çmenduria e radhës”! Barcelona do ta fitojë Champions League

18:47 | 19 Gusht 2018

Barcelona nuk ia ka dalë të arrijë në finalen e Champions League, në këto tre edicionet e fundit, teksa kanë qenë rivalët e tyre të përjetshëm të Real Madridit që e kanë sjellë në shtëpi, por gjigantët katalanas mund ta fitojnë trofeun e këtij sezoni, nga një teori interesante.

Në çdo sezon kur Lionel Messi shënon golin e parë në La Liga për Barcelonën, klubi ka fituar trofeun me veshë të mëdhenj në fund të edicionit.

5-herë fituesi i Topit të Artë, ka shënuar golin e parë në kampionat në vitet sezonet 08/09, 10/11, si dhe 14/15. Mbrëmë, Lionel Messi shkroi historinë, teksa shënoi golin e parë, dhe të 6000-tin në historinë e La Ligas, për ekipin e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!