Conchita, femra me mjekër që fitoi Eurovizionin vuan nga sëmundja e rëndë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Conchita, femra me mjekër që fitoi Eurovizionin vuan nga sëmundja e rëndë

15:08 | 16 Prill 2018

Transvestiti ose këngëtarja fituese e Eurovizionit, Conchita Wurst, ka deklaruar publikisht se ajo ka virusin HIV pasi ish-i dashuri u përpoq t’i bënte shantazh këngëtares për gjendjen e saj
29-vjeçari austriak që fitoi konkursin e këngës në Eurovizion në 2014, tha se kishte marrë trajtim mjekësor për shumë vite dhe se ndihej e shëndetshme dhe e fortë.

Wurst tha në Instagram të dielën se ajo ishte shantazhuar nga dikush që donte të publikonte informacionin dhe vendosi ta bënte këtë para se ta bënte ai tjetri. Wurst tha të dielën se ish-i dashuri i saj e kërcënoi ta thoshte publikisht këtë informacion personal.

“Unë nuk ia jap askujt të drejtën për të trembur dhe për të më ndikuar në jetën time në këtë mënyrë,” tha Wurst, duke e konsideruar vendimin sikur shpëtoi nga shpata e Demokleut.

Mesazhi i saj tashmë ka marrë më shumë se 26 mijë pëlqime të hënën në mëngjes.
“Ta zbulosh vetë është më mirë sesa dikush tjetër. Shpresoj t’u jap të tjerëve guximin dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër stigmatizimit të atyre që janë me HIV,” shtoi Wurst.

Wurst tha se ajo kishte marrë trajtime mjekësore qëkur ishte diagnostikuar dhe se e kishte mundur, kështu që nuk mund të transmetohej.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Zaimina Vasjari