Conte në Real Madrid? Ja kur mund të ndodh kjo – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Conte në Real Madrid? Ja kur mund të ndodh kjo

16:15 | 11 Tetor 2018

Trajneri italian, Antonio Conte, po planifikon që rikthimin e tij ta bëjë në vitin 2019.

Conte, së fundmi kishte nën drejtim skuadrën e Chelsea. Italiani u shkarkua nga skuadra londineze dhe tashmë është në pritje të një dëmshpërblimi.

Italiani ishte kërkuar nga klubi mbretëror edhe gjatë verës që lam pas, mirëpo zgjedhja përfundimtare ishte Julen Lopetegui, i cili nuk po kalon kohë të mira.

Madrilenët janë në dijeni se për të siguruar shërbimet e Contes, ata duhet të nisin një ofertë të majme.

Me ngecjet e Lopeteguit dhe rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit, duket se “Los Blancos” duhet ta rishqyrtojnë pozitën e trajnerit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!