Courtois i duket vetja Khan apo Dida! E tepron me deklaratën e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Courtois i duket vetja Khan apo Dida! E tepron me deklaratën e tij

21:39 | 10 Gusht 2018

Portieri belg, Thibaut Courtois, futbollisti i ri i Real Madrid ishte i lumtur që mbërriti te klubi spanjoll i Real Madrid.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij klubi madhështor, do të jap gjithçka nga vetja, bashkë me shokët e skuadrës, për të fituar tituj dhe do të lë gjithçka për këtë stemë e këtë fanellë. Luaj futboll prej vitesh, kam eksperiencë dhe di se mund të përballoj këtë sfidë. Dua të nis stërvitjen me shokët e mi të skuadrës dhe të luaj ndeshje”, u shpreh Courtois.

“Pres me padurim këtë sfidë, me entuziazëm të madh, i uritur për të tjerë tituj dhe akoma shumë konkurues. Dua të besoj vërtetë se çdokush që mbërrin këtu e di që ka kërkesë dhe pritshmëri të madhe, por unë jam gati”, deklaroi portieri, i cili në lidhje me kualitetet e tij në rolin që ka, u shpreh:

“Përçoj qetësi, jam shumë i sigurtë, kam reflekse. Madje edhe për shkak të lartësisë time, shumë herë mund të arrij aty ku portierë të tjerë nuk munden. Unë kam eksperiencë dhe kam luajtur duke fituar shumë tituj. Kur kërkon të fitosh trofe, ke nevojë për njerëz triumfues në skuadër, dhe mendoj se mund të bëj pjesën time. Ndodhem këtu për të ndihmuar skuadrën”, vioji Courtois.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!