Çun Lajçi shkruan poezi rrënqethëse për vajzën e ndjerë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Çun Lajçi shkruan poezi rrënqethëse për vajzën e ndjerë

09:44 | 13 Janar 2018

Çun Lajçi njëri ndër aktorët tanë më të mirë, muaj më parë humbi vajzën e tij në moshë të re.

Ashtu sikurse e përshkruan vet Çuni në poezitë e tij, Bubulina ishte një shpirt rebel dhe shumë e gjallë.

Por, tik-takja e zemrës së saj ndaloi për të mos filluar më që të trokas.

Poezia e Çun Lajçit që do e lexoni tani, vërtet është shumë prekëse.

Ja poezia e plotë:

Zemër e heshtun

(Bubës)
Ti ike Bubë
as vet s’e dijte pse,
por n’heshtim shkove
e befasueme me guximin
e tepruem të zemrës
që s’të rrehi
ndoshta
prite të filloj sërish tiktaku
e të zgjoheshe ta qortoje
për heshtjen e saj
po
nuk u zgjove
Po Bubë
ti ike me pushua zemrën
lodhë numërimësh vitësh e stinësh
m’e kurdisë edhe njiherë
me çelsin e zemërlekut të orës
e me ecë prap numërave
si akrepat
Po nuk u zgjove
Jo pse deshte
ike
po pse s‘besove se s’do të kthehësh
andaj
vdiqe tue qeshë me rebelimin
e nji zemre që duel dore
Amen Bubë

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Adea Pula