Cutrone “hero”, ja me kënd do të takohet në çerekfinale Milani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Cutrone “hero”, ja me kënd do të takohet në çerekfinale Milani

21:02 | 12 Janar 2019

Milani ka arritur të kualifikohet me vështirësi vetëm pas 120 minutash lojë përballë Sampdorias në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan 2-0 në “San Siro”, por nuk iste sukses i lehtë, pasi të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë shtesë, pasi 90 minutat e kohës së rregullt (plus shtesa) përfunduan në barazim pa gola.

Heroi i kuqezinjve ishte Patrick Cutrone, i aktivizuar nga Gattuso sapo nisi shtesa e parë në vend të Castillejos. Golin e parë e shënoi në minutën e 102-të, pas krosimit të Contit, ndërsa finalizimin e dytë, që ishte edhe më i bukur, në të 108-ën, duke e kaluar topin me një parabël mbi portierin Rafael.

Në çerekfinale Milani do të përballet me fituesin e çiftit Sassuolo-Napoli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!