Daci: Nëse ndodh kjo, do të ishte gabim historik – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Daci: Nëse ndodh kjo, do të ishte gabim historik

23:22 | 07 Dhjetor 2017

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka vlerësuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Demakracionit mes Kosovës dhe Malit të Zi në Vjenë është gabim hsitorik.

Ai ka thënë se se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin – pa lejen e Kuvendit – nuk do t’i lejohej as Skënderbeut.

“Ka qenë një nënvlerësim i sistemit demokratik parlamentar”, është shprehur Daci në RTV Dukagjini.

“Unë besoj se këtë e kanë bërë për karrierë personale, sepse ndërkombëtarët iu kanë rrahur shpatullat. Kur janë kthyer, kanë parë që kanë bërë një gabim historik”, ka thënë ai.

“Mendoj se mirë ka ngjarë që nuk është aprovuar”, ka vlerësuar Daci.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!