Dafina dhe Noizy flitet se janë në lidhje, ky koment sqaron do gjë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Dafina dhe Noizy flitet se janë në lidhje, ky koment sqaron do gjë

22:29 | 20 Tetor 2018

Noizy dhe Dafina është përfolur se janë në një lidhje, mirëpo një koment në një foto të Noizyt tregon pothuajse gjithçka

Dy këngëtarët e njohur shqiptar Dafina Zeqiri dhe Rigels Rajku -Noizy, janë dy emra mjaftë të përfolur në mediat rozë, e ku ka edhe aludime për një lidhje të mundshme mes dyshes. Të dy kanë paralajmëruar që së bashku do të sjellin edhe një projekt muzikor e që pritet të lansohet së shpejti, raporton Zëri info.

Sa i përket lidhjes mes tyre asnjëri nuk është deklaruar publikisht. Dafina kohëve të fundit është ndarë edhe nga i dashuri i saj.

Mirëpo një koment në fotografinë e Noizyt ka lënë të nënkuptohet që Dafina së bashku me Noizyn janë duke kaluar kohë të mirë bashkë.

Noizy në profilin zyrtar në “Instagram”, ka postuar një fotografi e ku në mbishkrim ka shkruar “E kom pamjen e qart se kam hyp n maj t kodrès”.

I menjëhershëm ka qenë komenti nga shoku i tij Blerim Destani i cili Noizyt i ka shkruar “fotografi mir paska qen”, për të nxitur kështu një reagim edhe nga Dafina që ka bërë TAG emrin e Destanit.

Mbetet të shihet nëse ka ndonjë gjë të vërtetë në lidhjen e tyre apo dyshja janë vetëm shokë të mirë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!