Dalin detaje të reja, kjo është gjendja e 23 vjeçares që u aksidentua mbrëmë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Dalin detaje të reja, kjo është gjendja e 23 vjeçares që u aksidentua mbrëmë

13:35 | 23 Tetor 2018

Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e 23 vjeçares që u aksidentua mbrëmë në rrugën “B”.

Vjaza me inicialet F.R (23 vjeç), është aksidentuar rëndë mbrëmë në rrugën “B”. Zyrtarë nga QKU thanë për Gazetën Express se gjendja e saj vazhdon të mbetet e rëndë.

“Sipas mjekëve të intensives, gjendja e pacientes (F.R 1995) vazhdon të mbetet e rëndë, edhe pse ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit të mjekimit intensiv”, tha zëdhënësi i QKU-së, Shpend Fazliu.

Ndryshe, aksidenti në fjalë ka ndodhur dje në rreth orës 16:00, në Rrugën “B”. Shoferi i moshës 20 vjeç ka goditur dy këmbësore, njëra prej tyre L.A (30-vjeç) ka ndërruar jetë.

Ndërsa e aksidentuara tjetër F.R 23 vjeçare, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Ngasësi i veturës BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për kujdes te të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!