Dalin detaje të reja të aksidentit ku humbi jetën një 11 vjeçar në Mitrovicë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Dalin detaje të reja të aksidentit ku humbi jetën një 11 vjeçar në Mitrovicë

09:28 | 11 Tetor 2018

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë viktima fëmijë rreth 11 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Sipas policisë së rajonit të Mitrovicës, me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion. Ndërsa ndaj të dyshuarit drejtuesit të minibusit, është caktuar masa e ndalimit policor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!