Dalin faktet, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dalin faktet, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës

14:22 | 11 Shkurt 2019

Taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës ka filluar t’i prish raportohet Kosovë – Amerikë.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte paraparë të realizohet nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre (mund ta shihni më poshtë) se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në letrën e komandantit Rama, thuhet se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Ëashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte paraparë të realizohet nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Kosovës.

Kjo taksë, është parë nga SHBA-ja dhe BE-ja si pengesë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë javë më parë përmes një deklarate se veprimet që minojnë dialogun, përbëjnë qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara insistojnë se veprimet që minojnë dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve”, ishte thënë në deklaratë.

Kjo masë është shfrytëzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si arsyetim për mosvazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përveç tjerash, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të premten, pas një vizite që ka zhvilluar në SHBA, se Uashingtoni ka dhënë porosi të qartë se pa pezullimin e tarifës doganore nuk mund të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Përndryshe, deklarata e ambasadës amerikane, nuk ka shënuar herën e parë që SHBA-ja ka kundërshtuar vendimin e autoriteteve të Kosovës.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka bërë të ditur në muajin nëntor se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të heqin dorë nga kjo masë.

Më 8 maj të vitit të kaluar, në Kosovë kishte qëndruar një delegacion prej 50 anëtarësh nga Ioëa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye të së cilit ishte edhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas.

Ai kishte thënë atëherë se në partneritetin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili kishte nisur në mars të vitit 2011, ishte ecur shumë përpara.

Partneritetin me Kosovën, gjenerali Orr e konsideronte më të mirin nga 77 partneritet që ka Iowa në të gjithë botën.

“Zemra ime do t’i takojë çdo herë Kosovës. Kjo është shtëpia ime e dytë”, pati theksuar gjenerali Orr.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!