Dalin fotot, Higuain niset me avion privat drejt Londrës

10:03 | 23 Janar 2019

Gonzalo Higuain është lojtar i Chelseas. Ai është shfaqu sot në aeroportin e Milanit duke u nisur drejt Londrës.

Michael Cuomo i Telelombardisë fotografoi Higuainin duke kaluar nëpër kontrollin e sigurisë në një aeroport në Milano përpara se të hynte në një avion privat, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi i Juventusit pritet të jetë më vonë në Londër, ku do të takohet me Chelsean për herë të parë, përpara se t’i nis testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës më Chelsean.

Megjithatë, 31-vjeçari do të jetë i prerë mirë pasi ai duhet të regjistrohet deri në mesditë për të qenë pjesë e listës në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur që do të luhet këtë të enjte. /ORAinfo/

Komento: