Dalin pamje nga aksidenti në Pejë nga i cili vdiqën tre persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dalin pamje nga aksidenti në Pejë nga i cili vdiqën tre persona

09:04 | 10 Qershor 2018

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:10 kemi pranuar informatën se ne rrugën Peje-Vitomiricë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime te renda trupore. Makina është shkatërruar plotësisht.

Në këtë aksident ka qene e përfshire një veturë me targa vendore.
Deri te aksidenti sipas policisë ka ardhur përderisa drejtuesi i automjetit ka tentuar që me shpejtësi të shkyçet nga rruga kryesore për një rrugë anësore. “Dhe për shkak të shpejtësisë nuk ka arritur ta bëjë kthimin e sigurt dhe i njëjti është përplasur në një mur”.

Dy persona që ndodheshin në makinë kanë arritur në spital pa shenja jete, një tjetër po trajtohet në Spitalin e Pejës dhe shoferi i cili është në gjendje të keqe është dërguar në QKUK në Prishtinë. Megjithatë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktimat janë du femra dhe një mashkull.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!