Dalin pamje të tjera dhe data e publikimit të Galaxy S8 (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dalin pamje të tjera dhe data e publikimit të Galaxy S8 (Foto)

08:36 | 06 Janar 2017

Informacioni mbi datën e hedhjes në treg vjen nga Korea, saktësisht nga “SamMobile”, dhe thotë se Samsung nuk do ta publikojë celularin si zakonisht në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt.

Në vend të kohës së zakonshme, Samsung ka menduar ta publikojë celularin e ri në një ngjarje në Nju Jork në muajin mars, i cili nuk do të dilte në shitje më pas deri më 18 prill.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Samsung do të përdorë një divizion të tij të baterive, për të furnizuar me bateri për Galaxy S8 – në mënyrë që të mos shfaqen probleme si në rastin fatkeq të Note 7.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!