Dalin pamjet e para, ja si duket Messi pas lëndimit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Dalin pamjet e para, ja si duket Messi pas lëndimit

13:24 | 23 Tetor 2018

Ylli i argjentinas Lionel Messi u lëndua të shtunën në mbrëmje në ndeshjen kundër Sevillas. Ai gjatë një ndërhyrje nga lojtari kundërshtar lënoi krahun.

E sot Lionel Messi është fotografuar për herë të parë që prej lëndimit që e pësoi në fundjavë në ndeshjen e Barcelonës ndaj Sevillës në La Liga.

Argjentinasi theu një asht në dorën e djathtë në fitoren 4-2 të Barçës ndaj Sevillës të shtunën në “Camp Nou”, dhe si pasojë do të mungojë të paktën tri javë.

Barça, ndërkohë, do të luajë nesër kundër Interit në Ligën e Kampionëve. Të dy ekipet ndajnë vendin e parë në grupin e tyre me nga gjashtë pikë.

Ndërsa, të dielën do të zhvillohet El Clasico me Real Madridit, të cilën po ashtu do ta humbasë Messi.

Për më tepër, Messi pritet t’i humbasë edhe, të paktën, katër ndeshje e radhës të Barcelonës.

Fotografi të publikuara nga Sport, shfaqin Messin me dorën e mbështjellë në fashë, por me fytyrë të buzëqeshur teksa shëtit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!