Dalin pamjet, kur vetura e godet nxënësen në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Dalin pamjet, kur vetura e godet nxënësen në Prishtinë

15:04 | 09 Nëntor 2018

Një nxënëse e moshës 12-vjeçare mëngjesin e sotëm është goditur nga një makinë konkretisht nga pasqyra, në afërsi të shkollës së fshatit Besi në Prishtinë.

Vajza fillimisht është kontrolluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi dhe më pas është dërguar në QKUK.

Klan Kosova ka siguruar pamje të aksidentit dhe mëson se vajza është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu, shkaktari i aksidentit është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!