Dalin para gjykatës dy ministra aktual dhe një ish kryetar Komune – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dalin para gjykatës dy ministra aktual dhe një ish kryetar Komune

10:28 | 11 Shkurt 2019

Dalin para gjykatës zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut dhe të tjerëve për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!