Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri vret nusen gjatë ceremonisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri vret nusen gjatë ceremonisë

14:57 | 04 Dhjetor 2017

Dita që duhej të ishte më e lumtura, tragjikisht u kthye në të fundit për një 22-vjeçare që u vra me thikë nga bashkëshorti ditën e dasmës.

Ngjarja e rëndë, sipas “Hurriyet”, ka ndodhur në Bursa të Turqisë, ku 23-vjeçari Metehan Yurto?lu goditi 8 herë me thikë bashkëshorten e tij.

Ata zyrtarisht ishin celebruar një javë më parë dhe kishin po përgatiteshin për dasmën.
Gullu Yurtoglu ishte larguar nga shtëpia e të atit 4 muaj më parë, pasi familja nuk ia aprovoi fejesën me vrasësin e saj të ardhshëm.

Autori i krimit dyshohet se ishte përdorues droge, ndërsa pasi vrau të shoqen u arratis. Ai u kap teksa fshihej në një fushë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!