Dasma në Elbasan, helmohen dhëndri dhe 43 dasmorë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dasma në Elbasan, helmohen dhëndri dhe 43 dasmorë

10:12 | 07 Gusht 2018

Pas helmimit ditën e shtunë dhe të dielë në dy dasma në qytetin e Elbasanit, rritet bilanci i personave që shkojnë me simptomat e helmimit në spitalin rajonal të Elbasanit.

Luan Rrapi, nëndrejtor i spitalit rajon në Elbasan, ka thënë se në urgjencën e këtij spitali kanë shkuar 44 persona, mes tyre edhe fëmijë. 31 prej të helmuarve janë shtruar në spital. Mes të helmuarve në spital ndodhet edhe dhëndri.

“Helmimi ka ndodhur të shtunën dhe të dielën. Pacientët kanë qenë në të njëjtin lokal në një dasëm.Ka disa të shtruar. Gatishmëria e spitalit është 100%. Deri tani ka 31 persona të shtuar, si edhe 2 fëmijë në pediatri. 3 persona i kemi dërguar në Tiranë dhe 8 raste kanë marrë mjekim ambulator. Që prej orës 1 nuk ka patur më fluks pacientësh“, tha Luan Rrapi

Policia e Elbasanit është duke ndjekur që prej ditës së djeshme ngjarjen me helmimin në një dasëm. Ende nuk ka një shpjegim zyrtar për ngjarjen, ndërkohë që mësohet se janë marrë disa kampione nga ushqimi që ndodhej në lokal për të mësuar çfarë e ka shkaktuar helmimin e pacientëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!