Daut Hradinaj ‘rroket’ keq me Vetëvendosjen për Deçanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Daut Hradinaj ‘rroket’ keq me Vetëvendosjen për Deçanin

12:06 | 13 Tetor 2017

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga fshati Prilep i Deçanit ku shihet një numër i madh i simpatizantëve të AAK-së për këtë komunë, me këtë rast Haradinaj ka vlerësuar se partitë e tjera vetëm mund të ëndërrojnë balotazhin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj i cili mendon se Deçani do të shkojë në balotazh.

Tutje, Haradinaj ka shkruar:

Ata që po ëndërrojnë që Deçani shkon në balotazh , munden lehtësisht me i pa pamjet vetëm të këtij fshati. Prilepi i luftës dhe paqes që ka në krye të listës Dr. Haki Shehun dhe Fikriun për asamble , tregon për përkrahjen e madhe që e ka Bashkimi. Prilepi nuk kishte vend për të gjithë ata njerëz.

Por, ndryshe mendon Molliqaj ai thotë se deçanasit këtë herë do t’i votojnë subjektet e tjera politike.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Fatmirësisht, deçanasit kësaj here do të votojnë përtej subjekteve partiake. Zekë Sinanaj po e merr mbështetjen e simpatizuesve të të gjitha partive në Deçan. Kjo po e shqetëson shumë Dautin dhe AAK-në. Shihemi në balotazh

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!