De Vrij në Inter, Lazio prezanton zëvendësuesin e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

De Vrij në Inter, Lazio prezanton zëvendësuesin e tij

08:52 | 12 Korrik 2018

Në të njëjtën ditë që Interi prezantoi zyrtarisht Stefan De Vrij , Lazio nga krahu tjetër prezantoi në kryeqytetin italian zëvendësuesin e holandezit.

Bëhet fjalë për Francesco Acerbin, i cili erdhi nga Sassuolo dhe do të mbulojë vendin e lënë bosh nga De Vrij, para portierit Thomas Strakosha.

30-vjeçari ishte një nga preferencat e trajnerit bardhekaltër Simone Inzaghi, i cili këmbënguli shumë për të sjellë mbrojtësin në Romë, ku ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

Francesco Acerbi ka një CV të pasur në Serinë A, ku ka luajtur për skuadra si Chievo e Mialni, por formën më të mirë të tij e ka treguar te Sassuolo, ku luan që prej sezonit 2013.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!