Debat i ashpër mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së: “Kqyri punët e tua”, “marre duhet me të ardhë”…” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Debat i ashpër mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së: “Kqyri punët e tua”, “marre duhet me të ardhë”…”

14:27 | 17 Prill 2018

Deputetja e LDK’së, Hykmete Berisha është përplasur me atë të PDK’së, Sala Berisha Shala, për shkak të një raporti të Komisionit që drejton kjo e fundit e që në seancën ku u dashtë të diskutohet për të, Berisha-Shala nuk ishte e pranishme.

Deputetja Berisha ka reaguar për mos praninë e Berisha-Shalës, ndërsa deputetja e PDK’së këtë e ka arsyetuar me problemet shëndetësore që ka pasur si dhe me atë se është dashur të jetë në Poklek me rastin e përvjetorit të masakrës atje.

“Mua më vjen keq për problemet e tua shëndetësore dhe shpresoj që tash je mirë, por punën tëndë është dashur që t’ia delegosh nënkryetarit”, ka thënë deputetja e LDK’së, Hykmete Berisha.

Por urimin e saj nuk e ka pritur mirë Berisha-Shala.

“E nderuar kolege, mos baj gajlen time ti hic por kryej punët tua”, u shpreh ajo, raporton Periskopi.

Hykmete Bajrami ka thënë se është turp që po shfrytëzohen viktimat e luftës e përvjetorët e masakrave për të arsyetuar vehten.

Në këtë debat u përfshi edhe deputetja tjetër e PDK’së, Ganimete Musliu.

“Nëse këtu vërtetë duhet dikujt me i ardh turp është ajo që foli para meje. Sot është dashtë që ky Parlament t’i mbyllë dyert në ora 10:00 dhe të jenë të gjithë në Poklek dhe të bëjmë nderime tek familjet e të vrarëve atje. Të gjykohemi ne pse paskemi shkuar atje është turpi i turpit”, ka thënë Musliu.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!