Deklarata e ambasadorit palestinez në Beograd, vjen reagimi i ashpër nga Hoxhaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Deklarata e ambasadorit palestinez në Beograd, vjen reagimi i ashpër nga Hoxhaj

19:48 | 07 Dhjetor 2017

Deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina kurrë nuk do ta njohë Kosovën, u është përgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se rreshtimi i politikës së jashtme të Palestinës me Serbinë, flet që Palestina e pranon politikën e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale kundër civilëve në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se shtetësia e Kosovës është në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe manifestimin e të drejtës për vetëvendosje.

Reagimi i Hoxhajt erdhi pas deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd, në takimin që pati me presidentin serb.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!