Demarkacioni nesër në komisionin për punë të jashtme – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Demarkacioni nesër në komisionin për punë të jashtme

09:01 | 14 Janar 2018

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër fillon sesionin e ri me mbledhjen e komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Takimi do të mbahet në ora 9:30, në sallën S-1.

Përndryshe, Kuvendi njoftoi se të hënën do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë, por më vonë u njoftua se ajo do të mbahet të mërkurën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!