Dënim me burg për dhunuesit me kodin e ri penal – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Dënim me burg për dhunuesit me kodin e ri penal

18:19 | 10 Gusht 2018

Ndonëse nuk arritën që të parandalonin vrasjen e dyfishtë në Brekovc të Gjakovës, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po thotë se Kosova ka një polici efikase. Madje, deklaron se Policia e Kosovës është larg më e mirë se në shumë vende të tjera të rajonit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se nuk duhet të krijohet një imazh i mosefikasitetit të Policisë së Kosovës pas vrasjes makabre në Brekovc të Gjakovës. Tahiri me bindje ka thënë se Policia e Kosovës është larg më e mirë se në shumë vende të tjera të rajonit.

“Unë po iu tregoj që ka edhe raste që nuk kanë dështuar. Jam i bindur që kemi një polici efikase larg më e mirë se në shumë vende të tjera të rajonit. Edhe kur vjen puna te mbrojtja e jetës te qytetarëve tanë. Po, kemi pas raste kur nuk kemi qenë efektive aq sa duhet por nuk besoj që është e rrugës, ta krijojmë një imazh të mosefikasitetit të policisë tonë”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se me Kodin e ri penal, dhunuesit do të vuajnë burg.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!