Deputetët e LDK-së dhe VV-së bojkotojnë seancën e Kuvendit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Deputetët e LDK-së dhe VV-së bojkotojnë seancën e Kuvendit

11:54 | 19 Tetor 2018

Dy partitë me të mëdha opozitare LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po marrin pjesë në punimet e sotshme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e LDK-së nuk janë paraqitur fare në seancë, ndërsa ata të VV-së e kanë lëshuar sallen me të filluar seanca. Në sencën e cila është duke vazhduar edhe në këto memente, pritet të shqyrtohen rreth 23 projektligje.

Deputetja Albulena Haxhiu fillimisht kërkoi që seanca të fillojë me votimin e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, por deputetët e PSD-së kërkuan që të vazhdohet aty ku ka mbetur dje në gjysmë, që është pika e 15, që është ndryshimi i projektligjit për hetimet parlamentare, gjë që bëri deputetet e VV-së ta lëshojnë sallën.

Aida Dërguti në cilësinë e propozuesit, tha se projektligji synon të rregulloj afatin e grupeve parlamentare për t’i dërguar nominimet për anëtarë të komisioneve, pastaj, ndryshim tjetër është kryesuesi dhe nënkryesuesi i grupeve parlamentare, si dhe numrin e anëtarëve që do të jenë më shumë nga opozita.

Në seancën e sotme, në rend të ditës është votimi në parim i projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!