Deputetët serbë dalin nga seanca në shenjë kundërshtimi për projektligjet për ushtrinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Deputetët serbë dalin nga seanca në shenjë kundërshtimi për projektligjet për ushtrinë

12:43 | 18 Tetor 2018

Deputetët serb të Listës Serbe kanë kundërshtuar edhe njëherë themelimin e ushtrisë.

Ata si shenjë revolte e kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës pak minuta para se të hidhen në votim tri projektligjet për ushtrinë.

Pasi Igor Simic nga Lista Srpska ka treguar se përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë, të gjithë deputetët e Listës Srpska kanë liruar sallën e Kuvendit.

Simic mbajti një fjalim të shkurtër ku shprehu qëndrimin kundërshtues të Listës Serbe, para se ky grup të braktiste seancën.

Ai tha se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është në interes të komuniteteve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!