Deputeti gjerman i shkon në shtëpi Mustafës, ja për çfarë flasin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Deputeti gjerman i shkon në shtëpi Mustafës, ja për çfarë flasin

21:58 | 21 Tetor 2018

Deputeti gjerman Peter Beyer pas vizitës në Kosovë i ka shkuar në shtëpi për një takim kreut të LDK-së Isa Mustafës.

Përveç deputetit në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, Mustafa ka takuar dhe shefin e zyrës së fondacionit KAS për Kosovë, Johannes Rey, raporton lajmi.net.

Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë të ditur se kreu i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, e ka falënderuar deputetin gjerman, Peter Beyer për kontributin dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.

Po ashtu në këtë takim, Mustafa këtë delegacion e ka njoftuar edhe për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i LDK-së pa ndërhyrje:

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK-së, janë takuar me deputetin në Bundestagun gjerman, z. Peter Beyer dhe z. Johannes Rey, Shef i zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë.

Kryetari Mustafa ka njoftuar z. Beyer rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falenderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe CDU-së, si dy parti partnere të EPP.

Poashtu, kryetari Mustafa, falenderoi z. Rey për bashkëpunimin me Fondacionin KAS për gjithë përkrhajen që i kanë dhënë LDK-së dhe dy Forumeve, atij të Gruas dhe Rinisë.

Deputeti z. Beyer falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!