Deputeti Konjufca: Ju s’po mund ta kaloni buxhetin në ditë pune, e le ma ditë pushimi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Deputeti Konjufca: Ju s’po mund ta kaloni buxhetin në ditë pune, e le ma ditë pushimi

11:56 | 07 Dhjetor 2017

Para se të fillojë seanca e re e Kuvendit të Kosovës, ka vazhduar seanca në lidhje me Projektbuxhetin për vitin 2018.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që të dielën të mbahet një seancë vetëm për votimin e buxhetit, ndërsa sot të vazhdojnë me seancën e re, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Shefi i GP-së të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se pozita s’po arrin ta miratojë buxhetin në ditë pune, e lëre më në ditë pushimi.

Ndërkaq, Avdullah Hoti nga LDK tha se le ta vënë në votim Projektbuxhetin dhe të shihet nëse po kalon meqenëse të pranishëm janë në sallë 61 deputetë.

“Një pozitë që mbetet në votat e opozitës për çështje kyçe është më mirë të lëshoj rrugë sa më parë”, tha Hoti.

Elmi Reçica nga PDK-ja tha se partia e tij është i gatshëm ta votojë buxhetin, që sipas tij është i qytetarëve e jo i PDK-së apo Qeverisë. “Ka çështje tjera ku opozita mund të zhvillojë betejë politike, e jo te buxheti”, tha Reçica.

Ai tha se nëse nuk votohet sot, atëherë janë të gatshëm për seancë të dielën.

Ahmet Isufi nga AAK tha se partia e tij është pro seancës edhe të dielën

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën tha se deputetët e tyren janë të gatshëm për votimin e buxhetit si sot, si të në seancën e së dielës nëse caktohet seanca.

Ndryshe, një ditë më parë Projektbuxheti për vitin 2018 nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve.

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve, të mërkurën projektbuxheti është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!