Deputetja e VV-së ka një pyetje të rëndësishme për kryeministrin Haradinaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Deputetja e VV-së ka një pyetje të rëndësishme për kryeministrin Haradinaj

23:14 | 13 Qershor 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ia ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

“A je korruptuar zoti Kryeministër?”, e ka pyetur ajo Haradinajn, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Haxhiu nuk ka pranuar të thotë nëse mendon se Haradinaj është korruptuar, duke thënë se kryeministri duhet t’i përgjigjet pyetjes së saj.

Deputetja e VV’së ka thënë se Haradinaj ka ngritur dyshime kur ka deklaruar se rritja e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë është bërë për të parandaluar korruptimin e tyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!