Deputetja ia tregon Uran Ismailit mykun dhe gjendjen e tmerrshme në spitale – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Deputetja ia tregon Uran Ismailit mykun dhe gjendjen e tmerrshme në spitale

15:00 | 13 Janar 2018

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina në një postim në FB, ministrit të Shëndetësisë Uran Ismailit ia ka kallëzuar mykun, mungesën e çarçafëve e shtretërve në një nga dhomat e spitalit rajonal të Pejës. Në këtë postim Pantina e ka etiketuar Ismailin ku përfshinë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ajo i ka çuar të fala kryeministrit duke ironizuar se nëse i teprojnë paratë nga blerja e kravatave do të duhej t’i blinte edhe çarçafët dhe shtretërit për pacientët e spitalit të Pejës.

Këtë ndërlidhje Pantina e ka bërë pasi kryeministri Ramush Haradinaj kishte arsyetuar rritjen e pagës duke thënë se i duhet të blejë këmisha e kravata, shkruan Gazeta Express.

“Ministër Uran Ismaili kjo është një dhomë në Spitalin Rajonal të Pejës. I bën të fala Kryeministrit nëse i teprojne pare pasi të i blejë kravatat( ka mundësi me i ble me ulje çmimesh tash ne janar) le të i blen ca çarçafë për shtretër për pacientë”, shkruan Pantina.

Ajo thotë se gjendjen e spitalit e ka paraqitur në Facebook pasi udhëheqësit e shtetit kur sëmuren mjekohen nëpër spitale private.

“E di se ju kur semureni shkoni ne Spitalin Amerikan ku shkoj edhe ish kryeministri ( i uroj sherim te shpejt) e nuk e keni mundesine me i pa spitalet tona si duket”, shkruan Pantina.

“E sa per mjeket e di se japin maksimumin pas parasysh kushtet ne te cilat punojne, prandaj shpreh mirenjohjen time per punen e tyre”, përfundon ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!