Deputetja Millaku përsërit akuzat ndaj Veselit për vrasjen e komandant Drinit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Deputetja Millaku përsërit akuzat ndaj Veselit për vrasjen e komandant Drinit

16:32 | 07 Dhjetor 2017

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, ka përsëritur akuzën e saj ndaj kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, për vrasjen e komandant Drinit.

Kjo erdhi pas përplasjes që Veseli e pati me deputetin e VV-së, Dardan Molliqaj, që i kërkoi sqarim për disa fjalime të Veselit. Veseli kishte thënë dje se ‘deputetët duhet të mos i lëshojnë fjalët… sikur pe dini ju’, duke iu referuar akuzës së Millakut. Duke mbajtur fjalim në Kuvend, Veseli tha se ka kërkuar nga Millaku dhe të gjithë deputetët tjerë që për çdo akuzë që kanë të shkojnë në Prokurori duke shtuar se shpreson që akuzat e Millakut kanë qenë vetëm të rastësishme, raporton Koha.net.

I menjëhershëm ishte reagimi i Millakut që deklaroi se akuzat nuk ishin rastësi.

“Unë komandant Drinin e kam familjar dhe jam mirë e njohur me rastin dhe ngjarjen që ka ndodhë. Ki vendim të lëshuar më 2003. Nuk po foli përmendësh. Kjo qëndron në fakte të vërteta. Nuk flas përmendësh”, ka thënë ajo.

Veseli i është përgjigjur duke thënë se nuk ka dëgjuar për këtë vendim nga gjykatat.

Millaku ka thënë se Veseli nuk e ka marrë këtë vendim për shkak se në vendim përmendet me pseudonimin Luli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!